Sot në Tetovë u zhvillua takimi i 3-të i Kryetarëve të Unionit të Komunave Shqiptare në Rajon.
Në këtë takim u shtua edhe Komuna e Tuzit-Malësisë, ku i pranishëm ishte Kryetari Nik Gjeloshaj.
Kryetarët e komunave Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Vlorë, Prizren, Ulqin, Tuz, Preshevë dhe Gostivarë kanë nëshkruar Statutin e organizatës ”Unioni i Bashkive Shqiptare”.
Kjo organizatë do të ketë selinë në Tiranë.
”Urime dhe na priftë e mbara! #Bashkë mund të bëjmë gjëra të mira!”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.
Unioni i Komunave Shqiptare është krijuar në Tiranë në vitin 2016, fillimisht në mes Bashkisë së Tiranës, Komunës së Prishtinës, atë të Tetovës, pastaj Ulqinit dhe Preshevës. /MALESIA.O.RG/