Daci: 20 – vjetori i vrasjes së refugjatëve kosovar në Mal të Zi

Sot, me  18 prilli 2019 u mbushën plot njezet vjet nga  dita e vrasjes së refugjatëve kosovar në Husaj të Rozhajë. Shteti i Kosovës duhet të jetë këmbëngules në kërkimin e drejtësisë për qytetarët e vet. Zyrtarë kosovarë duhet të kërkojnë nga shteti i Malit të Zi zbardhjen e këti krimi dhe vendosjen e drejtësisë, krim ky  i cili është në kundërshtim më çdo ligj lufte dhe konvente për të drejtat e refugjatëve.

Kanë kaluar dy decenje të plota nga vrasja e refugjatëve  shqiptar nga Kosova në teritorin e Mali të Zi nga forcat militare e paramilitare serbo- malazeze. Gjatë periudhës kohore mars – qershor e deri në tërheqjen e plotë forcave ushtarake serbo- malazeze nga Malësia e Rozhajës u vranë dy fëmijë, dy gra të moshuara, pleq por edhe të rinjë që e çojë numrin të vrarëve e të masakruarve e të karbonizuarve në 21 persona dhe janë plagosur rënd dhjetra civil të tjerë. Nga ajo kohë rezulton i zhdukur trupi i pajetë i Sadik Ramçajt nga Vrella e Istogut. Jo vetem ky i zhdukur, por dyshohet se nga turturat në burgjet e improvizuara të ushtrise serbo – malazeze në Andrijevicë janë likuiduar dhe zhdukur persona të tjerë që kurr nuk u hulumtua e as u zbulua ky mister krimi.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Dega në Rozhajë në bashkëpunim me Komiteti Malazias të Juristëve për Mbrojtjen e të Drejtave dhe lirive të Njeriut, më 18 maj të vitit 2005 ngriti një Kallëzim penal për krimet e bëra mbi civilët kosovar të nënshkruar nga avokati i mirënjohur Velia Muriq, kryetar i këtij asociacioni dhe përfaqësuesi i KMLDNJ në Pejë avokati Zenel Mekaj. Ketë Kallëzim Penal avokatet në fjalë ia dorëzuan edhe  Tribunalit të Hagës,gjegjësisht  hulumtuesit të kësah

jgjykate nderkombëtare  Z. Roel Versonnen në Beograd. Nderkaq me 30 korrik 2008 Prokuroria Supreme Shtetërore e Malit të Zi  ngriti një Aktakuz me propozim për caktimin e paraburgimit të 8 pjesëtarëve të Batalionit të I të Brigadës së III të motorizuar të Korpusit të Podgoricës të armatës së II të Ushtrisë Jugosllave. Nga kjo datë kanë vazhduar dëgjimet e dëshmitarëve në Gjykatat thelelore në Rozhajë, Bjell Pole dhe në Gjykatën e Lartë në Podgoricë. Të gjitha faktet dhe dëshmit jo vetem të shqiptarëve por edhe të zyrtarëve shtetetor të Malit të Zi janë hedhur poshtë nga organët e “drejtëdisë” në Malin e Zi.

Ky akt jonjerzor i drejtësisë malazeze është  i papranueshem dhe lag  drejtësisë dhe respektimit të të drejtave njerzore. Të akuzuarit pas tri vjet hetimesh u liruan në mungesë ” provash”dhe u shpallën “të pafajshëm” dhe në dhjetor të vitit 2014 Gjykata e Apelit në Podgoricë i liroj nga aktpadia dhe i shpalli të pafajshëm e të lirë. Apsurde të tilla të padrejtësisë malazeze nuk duhet të befasojnë opinionin e  gjerë  nga sjelljet e këtilla të drejtësisë malazeze, pasiqe ata kurr nuk kanë denuar krimin dhe kriminelet që nga Masakra e Tivarit ku i vranë dhe masakruan mbi 4800 regrut shqiptarë të Kosovës. Avokati Velia Muriq në vitin 2015 përseriti Kallëzimin  Penal dhe kërkoj nga Prokuroria Supreme malazeze që të  zbardhet  rasti dhe të bëhen hetimet e duhura për ndalimin e përsonave të involvuar në ketë krim, të burgosen kriminelet, urdhërdhënësit e këtij krimi. Po ashtu  avokati në fjale ju ka nis një letër të  instacave më të larta të shteti të Malit të Zi  duke kërkuar hetimin e menjehershem dhe të vazhdueshëm të krimit dhe arrestimin e të dyshuarve.

Edhe njëqind herë duhet të apelohet në instancat me të larta të drejtësisë botërore që ketë proces ta marrin në dorë Gjykata ndërkombëtare, pasiqë shteti i Malit të Zi e fsheh krimin aq të dëshmuar dhe nëse nuk do të merren masa serioze më siguri drejtësia malazeze do t’i shpërblej të dyshuarit për krimet e luftës gjatë vitit 1999 të shkaktuara në Malësinë e Rozhajës.
Nderkaq banoret e Malësisë së Rozhajës dhe jo vetëm këta por edhe komuna vet në bashkëpunim me familjarët e martirëve e komunën e Pejës dha atë të Istogut duhet që sa më parë të ngrisin në Rozhajë apo në fshatin Husaj një lapidar kushtuar këtyre martirëve të kombit.

Ali Daci
18 prill 2019
Rozhajë