KF Deçiq rrezikon të largohet nga Liga e Dytë – Gjeloshaj fton tifozët të dielën të mbështesin klubin

Klubi i futbollit Deçiq është në rrezik të humbin pozicionin edhe nga Liga e Dytë e Malit të Zi, andaj me këtë rast Kryetari i Komunës së Tuzit-Malësisë, Nik Gjeloshaj, i ka ftuar tifozët që të dielën të shkojnë në stadium në përkrahje të klubit.

Lexo shkrimin e plotë të Gjeloshajt:

Të nderuar qytetarë të Malësisë,
Siç e dini KF Deçiqi për hirë të keqmenaxhimit, nga liga e parë që ishte para disa viteve, sot rrezikohet të humb edhe statusin aktual në ligën e dytë…
Unë me këtë rast dua të apeloj publikisht tek qytetarët-tifozat, që të mbështesim futbollistët tonë, ditën e diel me datën 28.04.2019 në orën 16:30, në Stadiumin e Deçiqit! 

Rikujtoj që kjo ndeshje me KF Jezero është një nga ato më vendimtaret që FK Deçiqi të mbetet në ligën e dytë!

Ne si ekzekutiv i Komunës, në partneritet do të angazhohemi maksimalisht që KF Deçiqit t’i kthehet vendi i merituar në Ligën elite të Malit të Zi.