Provokime në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë, nga përfaqësues të kishës ortodokse sërbe

Sipas një stutusi në facebook, të nënkryetarit të LDSH-së, Asdren Çelaj, përfaqësuesit e kishës ortodokse sërbe, vazhdojnë me provokime në fshatin shqiptar Martinaj.

Lexoni statusin e plotë të Çelaj:
““Përfaqësuesi” i Kishës Ortodokse Serbe provokon rëndë banorët e fshatit Martinaj në Plavë e Guci duke promovuar ide serbo-mëdha, duke thënë se edhe këtu do të bëhet Beran, duke thënë se do të bëhen ndryshime të mëdha demografike etj. Të bëhemi të gjithë BASHKË në mbrojtje të pronave tona, në mbrotje të tokave tona shqiptare”, shkruan Çelaj.