Më 1 maj 2019, në Lekaj të Malësisë, u shenua shtatëmbëdhjetë vjetori i themelimit të Muzeut Etnografik të Malësisë, themelues dhe pronarë i të cilit është fotografi dhe etnolografi i parë në Malësi, z. Shtjefën Ivezaj.
Në këtë aktivitet morën pjesë mysafirë të shumtë nga Shqipëria, por edhe persona të tjerë të jetes kulturore, e politike të Malësisë.
Në kuadër të këtij manifestimit u bë promovimi i librit “Burrat e Malësisë”, të autorit Ilmi Kurti dhe u hapen dy ekspozita, të kolekcionit të Muzeut Etnografik të Malësisë.
Vlen të ceket, se veprimtaria e Shtjefën Ivezajt, në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike, kulturore e kombëtare, është shumë e lartë.
Për librin “Burrat e Malësisë”, të autorit Ilmi Kurti, folën: kritiku letrar, Fadi Hasmujaj, shkrimtari Gjok Luli, Kryetar i Shoqates „Dukangjini“, Ndue Sanaj, shkimtarët, Gjokë Luli, Prelë Milani, Dimtrov Popoviq, ndërsa të pranishmit i përshëndeti edhe autori i librit Ilm Kurti e gjithë kjo nën moderimin e poetës Senada Dedaj.
Me këtë rast Shoqata atdhetare Malësia e Madhe, dhe pronari i Muzeut Etnogafik Shtjefën Ivezaj, ndanë çertifikata mirnjohjeje.
Të pranishmit me një këngë me lahutë i argëtoi lahutari, Jonuz Delaj, ndërsa një poezi e recitoi poeti nga Malësia, Kolë Vulaj.