Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, apeloi te qytetarët e Malësisë për mirëkuptim, sepse sipas tij, çdo fillim është i vështirë dhe ndoshta kërkon më shumë kohë, por angazhimi i tyre në mbështetje të kompetencave që kanë, do të jetë maksimal dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Malësisë.
Lexoni postimim e plotë të Gjeloshaj:
Të nderuar qytetarë,
Sikur jeni të njoftuar, se nga konstituimi i pushtetit në komunën tonë, në mënyrë intenzive jemi duke punuar në formimin e organeve dhe shërbimeve të domosdoshme që vetëqeverisja lokale të funksionojë me
kapacitet të plotë për të mirën e qytetarëve.
Momentalisht jemi duke planifikuar sanimin e të gjitha dëmtimeve në rrugët kryesore, formimin e ndërmarrjes për pastrimin e qytetit, si dhe në aprovimin e buxhetit për vitin vijues!
Apelojmë tek Ju për mirëkuptim, sepse çdo fillim është i vështirë dhe ndoshta kërkon më shumë kohë!
Por, angazhimi jonë në mbështetje me kompetencat që kemi, do të jetë maksimal dhe në shërbimin e të gjithë qytetarëve të Malësisë!
Me respekt,
Nik Gjeloshaj
Kryetar i Komunës
Malesia. Org
