“Tifozat Kuq e Zi” organizojnë protestë kundër vizitës së Vuçiq në Shqipëri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik pritet ta vizitojnë Shqipërinë me datën 8 dhe 9 maj.

Për këtë kanë shfaqur pakënaqësi tifozët e Kombëtares Shqiptare “Tofozat kuq e zi”.

Ata kanë paralajmëruar se sot do të organizojnë protesta kundër vizitës së dy liderëve serb.

“Tifozat Kuq e Zi, nesër më datë 8 maj ora 18:00 do të jenë pjesë e protestës kundër vizitës së: Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek monumenti i vëllezërve Frashëri“, thuhet në njoftimin e TKZ.