Më 12 maj 2019, në Qendrën Kulturo-informative “Malësia” në Tuz, u shfaq filmi “Dy gisht mjaltë”.
Filmi shqiptar “Dy gisht mjaltë” mbrëmë pati shfaqjen premierë në sallën e mbushur
të Qendrës kulturo-informative “Malësia” në Tuz.
Kjo komedi para publikut sjell performancën e aktorit të njohur Ermal Mamaqi, si dhe debutimin e këngëtares Elvana Gjata, por edhe aktorë të tjerë të njohur të skenës shqiptare, si Koço Devole, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi etj.
Në premierë nuk ishin prezent aktorët, por aktori në rolin kryesor Ermal Mamaqi, përmes video mesazhit përshëndeti publikun malësorë.
Në emër të QKI “Malësia” foli sekretari i këtij institucioni Samir Beqaj, i cili potencoi se kjo qënder ka për qëllim të rikthej programin filmik në komunën e Tuzit dhe se këta filma që do të shfaqen gjatë muajit maj do të jenë si test apo provë për vazhdimin e metutejshem të këtij plani.
Në emër te stafit të filmit foli Ardit Saraçi i cili shprehu kënaqësinë që gjendet në Tuz dhe që ky film po jepet edhe këtu.
Të qeshurat pafund në të cilat u perfshinë të gjithë të pranishmit, tregojnë se publiku u nda shumë i kenaqur. Shumë prej tyre paralajameruan se filmin do ta shikojnë edhe gjatë shfaqjes se rradhës.
Filmi do të shfaqet edhe të hënen, më datën 13 maj 2019 në dy orare: në ora 17 dhe 21. Hyrja eshte 4 euro.
I ftojmë të gjithë ata që nuk kan pas mundësi të marrin pjesë në premierë të filmit, që mos të humbasin rastin që ta shikojnë filmin në shfaqjet që vijojnë.