Komuna e Tuzit në mbështetje të KF Deçiq

Në mbështetje të KF Deçiq kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj, pastaj nënkryetari Ivan Ivanaj dhe këshilltari për sport në komunën e Tuzit Pal Dreshaj, përcollën sot nga afër ndeshjen e rrallës të klubit nga Tuzi, duke iu gëzuar fitores së bashku me lojtarët dhe drejtuesit e këtij klubi.

Fitorja e sotme ka rikthyer shpresat që klubi ynë të vazhdojë të ruajë statusin në ligën e dytë të futbollit në Mal të Zi.

Komuna e Tuzit si themeluese e KF Deçiq do të vazhdojë me përkrahjen maksimale jo vetëm të kij klubi por sportit në përgjithësi, që bashkërisht të afirmojmë Komunën tonë edhe në fushën e sportit.