Komuna e Tuzit prezanton tre projekte me rëndësi për zhvillimin e Malësisë

Komuna e sapo formuar e Tuzit, paraqet tre projekte me vlerë mbi 11 milionë euro, tejet të rëndësishme për zhvillimin e Malësisë.

Siç kumtohet nga Komuna e Tuzit, fjala është për rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugës Dinoshë- Cem i Trieshit, me gjatësi ( 17.3 km), ndërtimin e rreth-rrotullimit përballë Kishës Katolike, në Tuz, si dhe për fazën e parë të bulevardit Tuz-Podgoricë, me gjatësi (4 km).

Tenderët për realizimin e këtyre projekteve janë përfunduar dhe janë përzgjedhë kompanitë që do të realizojnë punimet!

Siç kumtohet nga Komuna, do të realizohen edhe projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore me vlera milionëshe, që do përmirësojnë kushtet e jetës për të gjithë qytetarët e Malësisë!

Malesia.Org