KF “Malësia”, merr pjesë në Tournamentin e Ulqinit

KF “Malesia”, javen e kaluar, për herë të katërt, mori pjesë në Tournamentin e Ulqinit, të cilin e organizon Gabriel Grabanica, e ku pjesëmarrës ishini ekipet nga gjitha trevat shqiptare; Shqipria, Kosova, Maqedonia, Ulqini, Malësia.
Klubi “Malësia” ditën  e parë, nga 5 ndeshje arriti 4 fitore dhe njië barazim, edhe ata; me Shkodrën 2-2, Me “City” nga Prishtina 4-2, me “Kochin” 3-1 dhe me “Bijte e Shestanit 9-2, kështu që siguroi ardhjen në gjysëm-finalen me ekipin Akademia, e qe deri në ate moment ishte ekipi me i mirë. Në këtë finale, para finales “Malësia” fitoi 5-0, me çka treguan se janë më të mirët.
Edhe ne finale Malësia ishte superiore edhe pse ishin  shumë të lodhur mbas 6 ndeshjeve shumë shanse humben, mirëpo mbas një gabimit në minuten e fundit i falen topin kundershtarit dhe  humben me rezultatin 1-0.

Edhe trajneri i ekipt “City” nga Prishtina, Qaz Berisha, ish lojtari që luajti në Gjermani, u habit nga loja e mirë  e Malësisë, i cili edhe theksoi  se fitorja ishte me meritë.
Klubin Malsia e presin edhe dy turne gjatë muajit qershor dhe korrik, në Prishtinë dhe në Kroaci, dhe shpresojmë se do të sigurojmë mjetet për pjesmarrje.

KF “Malesia”