Me rastin e Ditës botërore të mjedisit, Komuna e Tuzit, organizon mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollave fillore në Malësi

Me rastin e Ditës botërore të mjedisit, Komuna e Tuzit në bashkëpunim me bashkësinë e Komunave në Mal të Zi, më 07.06.2019, organizon, mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollave fillore në Malësi, respektivisht në shkollën fillore në Tuz, Dinoshë, Vuksanlekaj, Triesh dhe Skorraq, si dhe pastrimin e shtratit të lumit Cem në Rakiq në afërsi të ujëvares.

Nga Komuna e Tuzit, ftojnë të gjithë banorët dhe OJQ-të si dhe të gjithë vullnetarët dashamirës të mjedisit, të u bashkangjitën në këtë aksion.

Sipas komunikatës nga Komuna, qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijes, tërheqja e vëmendjes rreth çështjeve të mjedisit si dhe nxitja e veprimeve individuale në këtë drejtim.

Malësia.Org