Komuna e Tuzit, organizoi aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor

Sot, Komuna e Tuzit në bashkëpunim me bashkësinë e Komunave në Mal të Zi, organizoi aktivite me rastin e Ditës Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor.

Në këtë aktivitet u bë mbjellja e pemëve në shkollën fillore, “Mahmut Lekiq”, paralelja e shpërndarë në Vuksanlekaj, Shkollën Fillore “29 Nëntori”, në Dinoshë, si dhe në Shkollën Fillore “Bashkimi”, në Skorraq.

Gjithashtu u bë edhe pastrimi i shtratit të Lumit Cem në Rakiq, në afërsi të ujëvarës.

Siç kumtuan nga Komuna e Tuzit, kësaj nisme ju bashkangjitën edhe prindërit e klasës së II-të, të shkollës fillore “Mahmut Lekiq” të paralelës së shpërndarë në Vuksanlekaj, të cilët me iniciativë të Pashko Dedvukaj, mundësuan sistemin për ujitje, si dhe Zoran Nikollaj i cili bëri hapjen e gropave me fadromë.

Malesia.Org