Regjistrimi i nxënësve në shkollën e muzikës në Tuz për vitin shkollor 2019/20

Shkolla artistike e muzikës dhe baletit
“Vasa Paviq”, paralelja në Tuz fton të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kushtet e poshtëshënuara që të regjistrohen në vitin shkollor 2019/20.
• Provimi pranues për klasën e Parë (I) të shkollimit 9-të vjeçar është ditën e mërkurë më, 12. qershor 2019, duke filluar nga ora 11:30 e deri në 16:00. Të gjithë nxënësit e lindur në vitin 2013 kanë të drejtë të konkurrojnë.

• Ndërsa, për klasën e Parë (I) të shkollimit 3 vjeçar mund të konkurrojnë nxënësit e lindur në vitin 2007. Ata mund të zgjedhin vetëm një instrument – VIOLËN. Provimi për ta është ditën e martë më, 11. qershor 2019, ora 11:30 – 16:00.

• Për klasën e Dytë (II) të shkollimit 9-të vjeçar mund të konkurrojnë nxënësit e lindur në vitin 2011 dhe 2012. Ata mund të zgjedhin një nga instrumentet e mundësuar nga udhëheqësia e shkollës: PIANO, VIOLINË, FIZARMONIKË ose KLARINETË. Provimi mbahet ditën e martë më, 11. qershor 2019, ora 11:30 – 16:00.
Për të hyrë në provimin pranues është e nevojshme që nxënësi të plotësojë një fletëparaqitje. Fletëparaqitja gjendet në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz ose te arsimtari i muzikës (koordinatori). Pa fletëparaqitje të plotësuar me të dhënat e nxënësit nuk do të mund të hyni në provim.

Ju mirëpresim!

05. 06. 2019 Koordinator: Luigj Dedvukaj