Në Tuz, do të shfaqet drama e Teatrit Kombëtar eksperimental të Tiranës “Maskuar”

Të shtunën, më 15 qershor 2019, me fillim në ora 20, në Qendrën kulturo-informative “Malësia”, në Tuz, do të shfaqet drama e Teatrit Kombëtar eksperimental të Tiranës “Maskuar” të autorit Ilan Hatsor. Hyrja është e lirë. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të manifestimit Vera kulturore e Podgoricës.
Shfaqja- dramë “Maskuar”
Regjia: Aldi Hystoçi, Klajd Zeqaj, Anri Celibashi
Aktorët: Ismail Shino, Arben Derhemi, Alfred Trebicka
Skenograf: Ilir Martini
Kompozitor: Mark Luli
Grafika: Lorenc Buzi
Kjo është një dramë në lidhje me luftën guerile midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe rreth interesave në konflikt që zëvendësojnë dashurinë familjare. Ngjarja ndodh në fshatin palestinez në Bregun Perëndimor në vitin 1990. Flitet për tre vëllezërit të bllokuar në këtë luftë që, pas vdekjes së vëllait të tyre shtatëvjeçar, luftojnë për jetë dhe vdekje për shkak të mashtrimeve dhe tradhëtive.
Shfaqja jepet nga aktorë të Teatrit Eksperimental Kombëtar nga Tirana.

Samir Beqaj,
QKI „Malësia“ Tuz