Ekspozita fotografike “Colours of Albania” në Tuz-Malësi

Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi, do të  organizojnë Ekspozitë fotografike “Colours of Albania” në Tuz-Malësi.
Qëllimi i kësaj ekspozitë është promovimi i Shqiperisë, nëpërmjet publikimit të imazheve.
Lidhur me këtë ekspozitë Ambasadori i Shqipërisë në MZ, z. Ridi Kurtezi, për portalin Malësia.Org, shprehet se ekspozita “Colours of Albania” është një ekspozite e cila përmes fotografive pasqyron copëza nga Shqipëria jonë, që tregojnë se ne kemi vlera, tradita, natyrë e gjeografi, të cilat ja vlen t’ia rrëfesh tjetrit. “Fotografitë janë në vetvete rrëfenja të ngrira në kohë dhe nje kujtesë nga kapja e një çasti të ikur përgjithmonë, dicka që kurrë nuk mund të përsëritet dhe kjo është pikerisht ajo cka e bën fotografinë, një formë unike arti.
 Veçantia e kësaj ekspozite qëndron te deshira për të arritur jo vetëm një audiencë te gjerë, por për të treguar edhe një anë tjetër të atdheut tonë – Shqipërinë mikpritëse me natyrën e saj të mrekullueshme”, theksoi  Kurtezi.
Ekspozita do të mbahet ditën e hënë më 24 qershor 2019, me fillim në ora 20, në QKI “Malësia”-Tuz.
Malesia.Org