Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, prezantoi projektin e ri për parkun qendror të Komunës së Tuzit-Malësisë.
Lexoni postimin e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Çdo qytet duhet të ketë parqet e veta, posaçërisht atë qendror. Në shumë vende, hapësira e gjelbër është pasqyra e qytetit! Kujdesi për ruajtjen e mjedisit dhe rregullimin e hapësirave të gjelbërta është një nga pikat kryesore të programit tonë për zhvillimin e Malësisë!
Parku në qendër të Tuzit, vite me radhë është lënë në gjendje të mjerueshme. Ne nga këtu, shumë shpejt do të fillojmë me rregullimin e mjediseve të gjelbërta.
Po ndajmë me Ju pamjet nga projekti i ri për parkun qendror të qytetit.
Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj
Kryetar i komunes Tuzit