Më 22 Qershor 2019, me rastin e shënjimit të datës historike të 108 Vjetorit të Kuvëndit të Greçës, nën organizimin e OJQ “Labeatët “, u bë shtegëtim për në vëndin ku para 108 vitesh është shkruar Libri i Kuq – Memorandumi i Greçës të 10 Qershorit të vitit 1911, për kufijt e pavarur të shtetit shqiptar, të cilin e nënshkruan patriot e njerz të arsimit të lartë dhe ministra të arsimit e edukimit të breznive në Shqipëri, në krye me heroin kombëtar shqiptar gjatë e para Kryengritjes së Malësisë Dedë Gjon Lulin, Hilë Mosin, Imzot Luigj Brumçin, Mehmed Shpendin, patriotin e madh dhe heroin kombëtar Luigj Gurakuqin, Dedë Nikën dhe heroinën tonë Tringë Smajlen Ivezaj dhe të tjerë.
Në këtë aktivitet, morën pjesë rreth 35 persona. Përveç qytetarëve tjerë nga Malësia, morën pjesë edhe qytetarë nga Ulqini dhe Kraja, si dhe qytetarë nga Shkodra, Kelmendi, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Pjesë e shtegëtimit ishte edhe grupi i përbërë nga disa persona të cilët u nisën nga Selca, për të u bashkangjitë nën Ahun Shekullorë në Greçë.
Shtegtarëve të shtegëtimit në Greçë, iu drejtua me një fjalë përshëndetëse kryetari i OJQ “Labeatet”, Luigj Camaj dhe Anton Lulgjuraj.
Përgjatë gjithë këtyre Bjëshkëve shqiptare, të ndalet syri nga të gjitha mrekullitë që natyra ka rezervuar për pejsazhet e kësaj zonë, e cila padyshim është një ndër perlat e natyrës shqiptare, me çrast qytetarë të shumtë kaluan disa çaste të këndshme në shoqërinë e njëni tjetrit.
Në kthim të këtij aktiviteti u mbajtën edhe disa lojëra popullore, si vrapim në përpjetëz, grehje litari dhe kërcim përpjetëz.
Mbas këtij aktiviteti OJQ “Labetatët”, për të gjithë shtegëtarët shtroi, një koktei modest, në lokalin “Fratelli”.
Albert Camaj