SHKA “Liria” nga Mileshi, kthehet edhe me një çmim nga Kosova.
Në festivalin “N’Odën e Malësisë së Gjakovës”, SHKA “Liria” u shpërblye me vendin e parë, në edicionin e dytë të këtij Festivali mbarëkombëtarë me karakter garues.
Për ne si shoqëri, vetë pjesëmarrja ne këte eveniment paraqiti kënaqësi të veçantë, ndërsa çmimi (vendi i parë) na bëri te ndjehemi edhe krenar.
Krahas kësaj, edhe këngëtari Jasmin Nikaj mori vendin e parë si rapsod-i më i mirë i këngëve burimore në këtë festival.
Faleminderit Kosovë! 🇽🇰🇦🇱
Faleminderit te gjithë dashamirësve të Shoqërisë sonë, e sidomos vëllezërve dhe motrave tona nga diaspora!
Admir Nikaj