100 ditë punë të Komunës së Tuzit

Komuna e Tuzit këtyre ditëve numëron 100 ditë qeverisje në krye me kryetarin Nik Gjeloshaj.

Sfidat ditore në vetëqeverisjen lokale janë të mëdha si dhe angazhimet tona për realizimin e planeve për të ardhmen.

Brenda këtyre 100 ditëve kemi hartuar dhe prezentuar 6 projekte me rëndësi për zvhillimin e Komunës së Tuzit.

 1.  projekti për rindërtimin e parkut në qendër të Tuzit
 2. tri projekte me rëndësi që i kemi paralajmëruar kohë më parë janë  1. rrethrrotullimi tek Kisha Katolike në Tuz, 2. Bulevardi Podgoricë-Tuz si dhe 3.rruga Dinoshë- Cem të Trieshit me vlerë mbi 11 milion euro
3. Hapja e kopshtit për fëmijë në Tuz, ku  kontributi i Komunës në këtë projekt ka qenë mundësia e  ndërtimit të kopshtit në pronën e Komunës si dhe lirimin nga taksat komunale lokale.
4. Përkrahja e KF Deçiq,  nga ana e Komunës së Tuzit .
5. Ndërtimi i shëtitores pranë hekurudhës, (nga Vulajt deri në Hakshabanaj).

Janë në përfundim viaduktet në 2 lokacione, në Rakiq dhe Milesh.

Janë mbajtur mbi 100 takime me qytetarë, ku çështja kryersore ka qenë furnizimi me ujë në zonat malore, ku Komuna e Tuzit deri më tani ka  shpërnadrë 130 autobotë me ujë.

Kemi realizuar 5 aktivitete

1. Shënimi  i Ditës ndërkombëtare të fëmijëve
2. Mbjellja e  pemëve në disa lokacione të ndryshme në territorin e Komunës së Tuzit, me rastin e ditës ndërkombare të  mbrojtjes së mjedisit
3. “Nata e donacioneve” e organizuar nga OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” në përkrahje nga Komuna e Tuzit.
4. Mobilimi i shtëpisë i familjes  Marashaj në Mal të Kakariqit,  nga Komuna e Tuzit.
5. Ndarja e bursave nga barnatorja “Remedia” në bashkëpunim me Komunën e Tuzit

Janë mbajtur 2 orë qyetare

Nga  Sekretariati për bujqësi në bashkëpunim me Ministrinë e bujqësisë, ndërsa tjetra është organizuar nga Ministria e mbrojtjes në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, lidhur me promovimin e Ushtrisë së Malit të Zi dhe thirrjes ushtarake.


3 shqyrtime publike

1. lidhur me projektvendimi mbi transportin auto-taksi në Komunën e Tuzit,kafshëve shtëpiake, rendeve shëtpiake në ndërtesat e banuara, shërbimit të policisë komunale dhe mbikëqyrjes inspektuase dhe projektvendimi i rendit komunal.

2. propozimvendimin mbi Bashkësitë lokale të Komunës së Tuzit.

3. mbi taskat administrative lokale, propozimvendimin mbi taksat komunale lokale dhe propozimvendimi i buxhetit të Komunës së Tuzit deri në fund të vitit 2019.

-Janë mbajtur 6 seanca parlamentare,

Në të cilat është miratuar Statuti i Komunës së Tuzit, pastaj caktimi i ditës së Komunës së Tuzit 1. shtatori, si ndarja e çmimit vjetor të Komunës me 15 dhjetor.

Deri më tani janë sjellur 14 vendime, duke filluar nga themelimi i organizatës Turistike të Komunës së Tuzit, anëtarësimi i Komunës së Tuzit në bashkësinë e Komunave të Malit të Zi, anëtarësimi i Komunës së  Tuzit në Unionin e  Bashkive Shqiptare në Rajon, emërimi i këshillit për zgjedhje dhe emërime,emërimi i kryetarit dhe anëtarëve të këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillimi, emërimi i kryetarit dhe anëtarëve të këshillit për veprimtari shoqërore, bashkëpunim komunal dhe ndërkombëtar, vendim mbi organizimin dhe mënyrën e punes së administratës lokale,vendim mbi pajisje komunale të truallit ndërtimor etj.

Për këto 100 ditë punë kemi realizuar mbi 20 vizita dhe takime zyrtare

duke filluar nga vizita e ambasadores së  SHBA-ve në Mal të Zi, pastaj ambasadorit të Kroacisë, Turqisë , Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, në vazhdim takimi me presidentin e Kosovës Z. Hashim Thaçi, vizita e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, vizita e nënkryetarit të parlamentit të Malit të Zi Z. Genci Nimanbegu, kryetari i partisë demokratike Fatmir Gjeka, zyrtarë të bashkësisë Islame dhe asaj Katolike, kryetari i FORCËS, Nazif Cungu, vizita e modelës së njohur botërore Emina Çunmulaj, pjesëmarrja me rastin e ardhjes së ish presidentit të SHBA-ve Bill Klinton në Kosovë, takimi në  kompaninë “Plantacionet” , takim me kryebashkiakun e Podgoricës Ivan Vukoviq, etj.. .

Në proces pune janë projektvendime:

-Vendimi për themelimin e shërbimeve komunale; vendimi mbi mirëmabjtjen e pastërtisë; vendimi mbi rrugët komunale dhe të rrugëve të pakategorizuera; vendimi mbi tregjet (tregu i gjelbert,…) ; vendimi mbi furnizimin publik me ujë; vendimi mbi furnizimin me ujë në vendet rurale dhe vendet tjera;  vendimi mbi shërbimet funerale dhe mirëmbajtjen e varrezave; vendimi mbi transportin e linjave për komunikacionin urban dhe atë rural si dhe rregullorja mbi sistematizimin e vendeve të punës të Komunës së Tuzit.

Për të qenë sa më transparent kemi hapur edhe faqen zyrtare të Komunës në mënyrë që të njoftojmë  qytetarët lidhur me aktivitetet tona dhe mundësinë e komunikimit më të lehtë me qytetarët.

Për nevojat e themelimit të policisë komunale të Komunës ë Tuzit, është kryer trajnimi për policët e parë komunal në Akademinë e policisë në Danillovgrad.

Vlen të përmendet se në seancat e ardhshme do të merren vendime shumë të rëndësishme lidhur me tatimet,themelimin e shërbimeve komunale; mirëmabjtjen e pastërtisë; vendimi mbi transportin e linjave për komunikacionin urban dhe atë rural si dhe rregullorja mbi sistematizimin e vendeve të punës të Komunës së Tuzit.