Jetojmë në një kohë të vështirë, e cila kulturën e ka mbështeturpër muri, kur kultura është bërë prone e “estradës politike”. Të gjithë na jemi dëshimtarë që kultura sot në shoqërinë tonë është skajshmërisht e politizuar. Është pothuajse e pamundur të shohim një manifestim kulturor ku në rreshtat të parë nuk janë të ulur pushtetar dhe politikan. Është e pamundur të ndjekim një ngjarje kulturore dhe mos vërejmë politikan të cilët mundohen të përfitojnë pikë politike nëpërmjet kulturës.
Të rrallë janë njerëzit e pushtetit (e kam fjalën për pushtetarëtshqiptarë) që u shkon ndërmend se shoqëria ka nevojë për teatër, për libra, për pikturë dhe për muzikë të mirë burimore. Ngado qëtë sillesh vlon nga politika e cila ka rënë në nivel të vulgut.Njerëzit i kanë lënë edhe pa atë nevojën fisnike për fjalën e bukur letrare, për të qenë pjesë e botës artistike qoftë si lexues, dëgjues, spektatorë ose qoftë si krijues i vlerave. Si pasojë nukka mbështetje e as subvencionim të librit shqip, nuk mbështetetndonjë projektt më seriaz kulturor përveç nëse është në pyetjendonjë autor që edhe pse vehten e quan intelektual, në fakt ështëservilë dhe puthador i përbetuar i pushtetit dhe i politikës.
Ai publiku i dikurshëm që e mbushte sallën thuajse në çdoshfaqje ka mbetur thellë në zonën e kujtimeve njësoj si vitrinat e librave të dikurshme të Rilindjes në qytetet shqiptare nëpërgjithësi ku shumë njerëz “e shuanin etjen” e lexuesit me librin e mirë shqip. Piktorët, shkrimtarët e krijuesit muzikorë sot janë të detyruar dhe duhet të bëjnë punë të tjera për të mbijetuar, për ndryshim nga ajo kohë kur së paku ia dilnin të arnohen me punën që e bënin në fushën e krijimtarisë.
Në kohën e diktaturës komuniste kur syri i kujdestarëve tëkështjellës së kuqe ishte i gjithëpranishëm, kishte botuesshqiptarë të cilët nuk i ndalte kush. Këta botues nuk vareshinnga tregu, por i shfrytëzonin mjetet nga buxheti i shtetit e kështurealizonin plane, ambicioze të botimeve të librave të autorëveklasikë dhe angazhoheshin mjaft që t’i afirmojë edhe krijuesitvendor. Dhe natyrysht e mbi të gjitha, i plotësonin nevojatkulturore të njerëzve. Atëherë kujdestarët dhe rojet e pushtetitnuk ishin të interesuar aq shumë ta masivizojë politikën, sepsenuk fitonin shumë pike sa merrnin gjetiu, siç ka qenë përgjimidhe ndjekja e njerëzve nëpër kafene, nëpër ndeje, nëpër redaksitë ndryshme dhe nëpër shkolla. Në këto mjedise ka qenëambienti ku janë “krijuar” underground “tregimet” e përgjimeve të cilët një fjalë të nxjerrë nga konteksti i fjalisë e ngrinin në një kala shpifjesh e gënjeshtrash.
Pra, këto personazhe të tragjikomedis së madhe komuniste, që e kalonin jetën duke mbushur dosjet me akuza të rreme kundërnjerëzve të vendosur, nuk i shihje në numër të madh nëpërshfaqjet kulturore. Nuk më kujtohet që këta ta zinin gjysmën e sallës në emër të ndonjë farë protokolli. Këto fytyra nuk i shihjeas nëpër library, e as nëpër ekspozita.
Sot, fatkeqësisht edhe pas tre dekadave demokraci dhe kur duhettë jenë punët krejtësisht ndryshe e për së mbari, estrada e tashmepolitike i thellon dhe i “pasuron” metodat e mbrapshta të punëssë estradës së atëhershme të diktaturës politike. Edhe sot estradapolitike e injoron kulturën dhe artistët dhe krijuesit. As sot nukjemi kursyer nga syri i përgjuesve dhe ka droje që të jenë mëshumë se dikur. Nga kjo gjendjeje kemi ardhur në një situate kukultura e ka humbur sensin e saj e cila në vetë nënkuptonpavarësi, mendim kritik, dialog ose gjithë atë që ështëdijametrikisht ndryshe nga partia dhe politika. Në këto kushte qëjemi fatkeqësisht, është thjesht e pamundur të kultivohet njëskenë e pavarur kulturore.
Në një tubim partiak apo politik nuk është e hijshme që nërreshtat e pare të ulen dhe të përshëndeten intelektualët e pavarurprej partive politike, ngaqë është tubim partiak politik dhe ata qëduhet të ulen në rreshtat e parë dhe të përshëndeten si të veçantëjanë politikanët që gëzojnë funcione si në partin përkatëse ashtuedhe në pushtet.
Megjithatë, kështu nuk po ndodh përgjatë “përurimit tëlibrave”. Në vend që intelektualët të ulen në rreshtat e para dhetë përshëndeten konkretisht e veçanarisht, ato duhet të ulen nërreshtat e fundit dhe zakonishtë përshëndeten me emertimin “tëtjerë”, kurse politikanët i ulin në rreshtat e para edhe pseshumica prej tyre kurrë në jetën e tyre se kanë lexuar as edhe njëlibër dhe i përshëndesin me emra dhe mbiemra të përveçëm, njëherësh duke ia theksuar pozitat politike dhe funkcionin nëpushtet, madje aty-këtu ua japin edhe fjalën.
Këto dukuri janë të tmershme për shëndetin e mendimit tëshëndoshë. Kjo sjellje është dëshpëruese për ata që duan ta ruajnë sovranitetin e plotë të mendimit. Kjo është e lemerishmepër shpirtin e zhvillimit të një populli. Kjo është e turpshme përorganizatorët e këtyre përurimeve, po ashtu edhe për autorët e librave, të cilët permes nënçmimit të kolegëve të tyre, po e nënçmojnë rëndë vetveten.
Përfundimishtë duhet thënë se krijuesit letrar, shkrimtarët,piktorët, skulptorët, krijuesit muzikor (me përjashtim tëestradës), sot kanë mbetur në mëshirën e pa pasigurisë, të tregutdhe të kësaj estrade politike, e cila i mjafton vetvetes dhe as që e ka ndërmend që të kërkoj zgjidhje për gjallërimin e kulturesduke mbështetur dhe subvencionuar krijimin e vlerave kulturore.