Camaj: Larg duart nga vlerat tona, Shasi është i yni

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, përmes një postimi në Facebook, reagoi lidhur me liturgjinë e paralajmëruar nga Kisha Ortodokse Serbe, në Shas.
Në reagimin e Camaj thuhet se Shasi është trashëgimi, vlerë dhe pasuri e shqiptarëve, duke porositur që t’i lënë larg duart nga vlerat tona.
Lexoni postimin e plotë të Camaj:

“Sipas paralajmerimeve, sot në Shas do të mbledhet elita e kishës serbe, per të sprovuar edhe njeherë, për të disatën herë, të përvehtësojë pasurinë tonë shpirtërore e kulturore. Pushteti ka paralajmëruar se s’do t’i lejojë, po disesi më mbren dyshimi se edhe strukturës në pushtet i interesojnë këto ngatërresa, që pastaj të paraqiten si shpetimtarë. Dhe kështu, shqiptarët vazhdojnë te gjinden mes kullës e çekanit, dhe te zgjedhin midis nacinalistëve serb dhe një pushteti të korruptuar. Besoj se është koha te mendojmë për vete, e sidomos per këto çeshtje të jemi unik. Prandaj, t’u themi, që të dyja palëve, larg duart nga vlerat tona, nga trashëgimia jonë, nga pasuria jonë. Shasi është i yni!”, deklaroi Camaj.

Malesia.Org