KOS-i, mban liturgji në fushën e sportit në Shas

Sot, përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe nuk kishin mundësi, që të ngjiten lart në kalanë e qytetit të Shasit, për të shërbyer liturgjinë e paralajmëruar kohë më parë, pasiqë siç mësohet, një gjë të tillë nuk është lejuar nga policia e Malit të Zi.

Por, në pamundësi që të ngjiten lart në Kishën e Shën Gjonit, pjestarët e Kishës ortodokse serbe e kanë kryer aktivitetin te fusha e sportit e cila gjendet poshtë kalasë dhe shumë vite më heret është rregulluar nga vendasit dhe pjestarë të diasporës.

Sipas pjestarëve të KOS-it, në këtë aktivitet mungoi i pari i KOS-it Amfillohije Radoviq, i cili nuk erdhi si pasojë e tensioneve të krijuara ditëve të fundit.

Lidhur me këtë aktivitet të paralajmëruar nga KOS-i, dje, kishte reagime të shumta nga përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare si dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Malesia.Org