Komuna e Tuzit fillon me riparimin e rrugës kryesore Tuz-Podgoricë

Në Komunën e Tuzit, ashtu sikur edhe mund të vërehet, ditëve të fundit në disa segmente po behën riparime të rrugës kryesore Tuz-Podgoricë.

Siç kumtohet nga Komuma e Tuzit, këto investime po realizohën mbasi që kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj kërkoi zyrtarisht intervenime nga Ministri i Infrastrukurës së MZ,  Osman Nurkoviq dhe nga drejtori i Drejtorisë për komunikacion, z.Paraça.

Siç thuhet, faza e parë e projektit do të përfundohet shumë shpejt, nga Dheu i Zi deri tek ndërtesa e Komunës, ndërsa faza e dytë, për shkak të komplikimeve në kanalizim dhe ndërprerje totale të komunikacionit, do të përfundohet gjatë muajit shtator.

Në këtë fazë parashihet rikonstrukcioni total nga komuna, deri tek rrethrrotullimi i ri që është planifikuar të ndërtohet gjatë këtij viti, pranë Kishës katolike.
Nga Komuna e Tuzit, kërkojnë nga qytetarët durim dhe mirëkuptim për shkak të bllokimit të komunikacionit.
Po ashtu siç theksohet, puna dhe aktiviteti i komunës nuk do të ndalet, me projekte dhe aktivitete konkrete në shërbim të qytetarëve të Malësisë.

Malesia.Org