Nika: Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë, për financimin e KKSH-së, vendim historik

Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, vendimin e Qeverisë së Republikës së Shqiperisë, për mbeshtetje financiare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, e konsideron si vendim historik të cilin duhet përshendetur, pasiqë është rasti i parë që Qeveria e Republikës Shqiperisë jep mbështetje financiare për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Nika, thekson se ky është një vendim i mirëpritur nga ata dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit intenziv ndërmjet Këshillit Kombëtar, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë dhe Qeverisë Shqiptare.

Siç, thekson ai, këto mjete do të dedikohen për fuqizimin e aktiviteteve të Këshillit Kombëtar, vënien në funksion të zyrave koordinuese në Malësi dhe Plavë, me qellim që të jenë sa më pranë qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi dhe një mundësi më shumë, për të raportuar për shqetësimet e tyre në rastet e shkeljeve të të drejtave kombëtare, për nisma dhe iniciativa kërkimore për situatën aktuale të respektimit të drejtave, në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe ligjeve në fuqi, për çështje të tilla si: arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi, e drejta e përfaqësimit dhe punësimit propocional të shqiptareve në institucionet publike, e drejta e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, media, përdorimin e lirë të simboleve tona kombëtare, për situatën socio-ekonomike të shqiptarëve dhe investimet në infrastukturë etj.

Sipas Nikës, një kohë relativishtë të shkurtër, kemi tre vendime shumë me rëndësi nga Qeveria e Republikës së Shqiperisë për shqiptarët në Malin e Zi, siç janë:

– Vendimi për heqen e nevojes për t’u pajisur me leje pune për shqiptarët nga Mali i Zi që punojnë dhe ushtrojnë veprimtarin e tyre në Shqipëri.
– Vendimi për hapjen e Konsulatës së Republikës së Shqipërise në qytetit e Ulqinit.
– Vendimi për mbeshtetje financiare të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi.

“Në emër të Këshillit Kombëtar si institucion përfaqësues i shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, falenderoj shumë dhe shpreh mirënjohjen të thellë për këto vendime; Kryeministrit SH.T. Z. Edi Rama, Ministrit z. Gent Cakaj, anëtarëve të Kabinetit Qeveritar dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë nëMalin e Zi SH. T. Z. Ridi Kurtezin. Kam besim të plotë se me përpjekje të përbashkëta, të vazhdueshme dhe veprime të duhura në kohën e duhur, do të ndikojmë që shqiptarët të ndihen mirë dhe të sigurtë në trojet e veta kudo ndodhen.m”, deklaroi Kryetari i KKSH-së, Faik Nika.

Malesia.Org