Që nga data 10 korrik 2019, Bujar Hasangjekaj, emërohet kryetar i Këshillit Drejtues të Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.
Bujar Hasangjekaj, përndryshe anëtar i kryesisë qendrore të LDSH-së dhe kryetar i Degës së Gucisë, ishte anëtarë i Këshillit drejtues të Fondit që nga viti 2015.
Duhet veçuar se gjatë punës së tij, si anëtar i Fondit, e ka promovuar Fondin në të gjitha trevat shqiptare dhe ka ndihmuar e përkrahur shumë projekte që kanë të bëjnë me çeshtjet identitare të shqiptarëve në Mal të Zi.
I urojmë suksese të mëtutjeshme veprimtarit tonë, dhe shpresojmë se, edhe nga posti i ri, do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë.
LDSH