Ublës së Mileshit, i kthehet funksioni që kishte dikur

Nga Idriz Gjokaj

Ngelën premtime boshe dhe të thata ato të pushtetit të mëparshëm të Tuzit për të filluar ndonjë pune eventuale në Ublën e Mileshit, por asnjë herë nuk e filluan, dhe si të tilla ikën në arkivat e harresës së bashku me ta.
Kjo mund të shikohet më qart tani, posaçërisht nga ata që i kanë përkrahur me vota gjatë gjithë këtyre viteve dhe me partneritete sterile.
Për të gjithë ata që nuk kanë info. dhe për gjeneratat e reja.
Ubla e Mileshit është vend historik ku mblidheshin burra dhe gra, në logje të ndryshme. Pjesmarrja arrinte nje numër të konsiderueshem frekuentuesish nga të gjitha zonat e Malësisë dhe më gjerë. Rreth pesëdhjetë metra në juglindje të Ublës në krahun e djatht të rrugës së Kshevs ndodhet bregu në të cilin mblidheshin dhe bisedonin burrat. Ndryshe quhej “Tëja e burrë t’Gruds”.
Ubla kishte ujë të pishëm dhe të freskët në vapën më të madhe të Gushtit, pasi nuk ishin të mbydhura vrimat e ujit në lugun e Cemit të cilat perçonin atë në Ubël t’Mileshit dhe gjithë atë zonë në të cilën kishte dhe ka vatra pa fund burimi të ujit, dhe si pasojë edhe Urrela rriedhte.Thuhet që e gjithë ajo zonë ka një liqe nëntoksor.
Aty merrnin ujë për të pirë pothuajse të gjitha fshatrat e Grudës.
Komuna dhe pushteti aktual ka filluar hapin e parë për ti rikthyer vlerën monumentale ati vendi piktoresk të cilin e hijeshojnë edhe më tepër vendi mahnitës e përrallor Lugu i Zagûjit të cilin po të ishte Homeri ynë kombëtar gjallë, do ta përshkruante si vendin ku mblidhen dhe ku kuvendojnë orët dhe shtojzovallet, së bashku me vendin enigmatik Mashterkollin i cili ndodhet në veri përëndim të Zagujit dhe nga i cili buron ujë veçanarisht në Vjeshtë. Pak sipër ti ndodhet vendi i quajtur “Gropat e Mbretit”. Thuhet se ajo zone ishte e mbi populluar dhe si e tillë na shfaqet deri në mesjetën e vonshme rreth viteve 1400 me instalimin e principatës së Ballshajve kur fillon tkurrja dhe dekadenca e gjithë asaj zone.
Në një linjë ajrore jo më larg se pesëdhjetë metra nga Ubla e Mileshit në veri ndodhet “Ubla e Pashks”, (e fundit në foto).
Ubla e Pashks (Ubla e Pashkëve – Pashkët) është një vend me rëndësi shumë të lashtë historike sepse aty në kohëra të hershme mblidheshin për kremtimin e Pashkëve. Shugurimi i tyre bëhej pikërisht aty dhe kjo ishte kthyer në një rit tradicional. Këtë e dëshmojnë bisedat e njerëzve të moshuar por si dëshmi e prekshme dhe e pamohueshme janë themelet e Kishës e cila ndodhet rreth dyqind- treqind metra në perëndim nga Ubla e Pashks.
Sipas disa studiueseve kjo është Kisha e parë e Grudës dhe njëherazi një ndër kishat më të medha të zones tonë në të cilën mbaheshin koncilet e para Kristiane.
Kisha së bashkut me varresa të shumta për rreth saj ka një siperfaqe rreth treqind m2. Thuhet se varrezat janë nga më të ndryshmet dhe i takojnë periudhave dhe fazave të Mesjetës së hershme deri asaj të vonshme.

Për t’ia arritur qëllimit që ai vend të marr pamje të dikurshme dhe në të ardhmën të bëhet një vend turistik dhe atraktiv duhet ndihmë dhe mirëkuptim nga të gjithë.
Falenderim dhe mirënjohje për strukturat e pushtetit aktual të Malesisë dhe kryetarin, të cilët kanë ndërrmarë këtë hap nismëtar për ti kthyer ati vendi pamjen dhe madhështin e dikurshme të logjeve, festimeve dhe kremtimeve të ndryshme.