Kryetari i Komunës Sarajeva Qëndër, Nexhat Ajnaxhiq, vizitoi Komunën e Tuzit

Kryetari i Komunës Sarajeva Qëndër, prof.dr Nexhat Ajnaxhiq së bashku me disa afaristë nga Bosnja dhe Hercegovina, zhvilluan një takim pune me përfaqësuesit e Komunës së Tuzit dhe me disa afaristë nga Malësia, në ambientet e komunës.
Ata u pritën nga nënkryetari i Komunës së Tuzit Haris Ramoviq, sekretarja në Sekretariatin për bujqësi dhe zhvillim rural Ismeta Gjoka, si dhe drejtori i kooperativës së Malësisë Pashko Dedvukaj.
Në këtë takim u dakordua marrëveshja për eksport të mallrave bujqësor nga territori i Komunës së Tuzit për në Sarajevë.
z. Ajnaxhiq shprehi kënaqësinë për bashkëpunim në mes dy komunave dhe premtoi që marrëdhëniet në mes dy vendeve do të fuqizohen në të ardhmen duke zgjëruar fushën e interesimit.
“Sot ndjehem shumë i kënaqur që jam këtu mes jush dhe që bashkëpunimi mes dy komunave dita ditës po përforcohet si dhe me kënaqësi të madhe mund të them që nesër mund të fillojë eksporti i shalqirit për në Bosnje dhe Hercegovinë” përfundoi z. Ajnaxhiq.