Tuzi fiton targat e regjistrimit TZ

Duke filluar nga sot, qytetarët e Komunës së Tuzit zyrtarisht do të kenë targat e veçanta të regjistrimit të autmjeteve me shkurtesën TZ.

Nga targat që qytetarët i kishin PG-Podgoricë, tani e tutje do ti kenë me shkurtesën TZ-Tuzi. Kjo vjen pasi që në bazë të ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi nga 1 shtatori Tuzi është komunë e plotë.

Regjistrimi i targave të vjetra të regjistrimit me të rejat do të bëhet gradualisht gjatë regjistrimit të automjeteve.