Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekoron këngëtarin e mirënjohur nga Malësia, Nikollë Nikprelaj, për kontributin e madh në muzikë dhe art.
Përpos Nikprelaj, Thaçi dekorov edhe Arif Vladin dhe Përparim Tomçinin.
“Për kontributin e madh në muzikë dhe art, sot dekorova Arif Vladin, Nikollë Nikprelajn dhe Përparim Tomçinin. Këngët e tyre kanë qenë frymëzim dhe motivim për shumë gjenerata, që u angazhuan për liri, barazi dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në FB.
Malesia.Org