Lëshohet në përdorim ujësjellësi në Kojë

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj së bashku me nënkryetarin e komunës Ivan Ivanaj, nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural, Millutin Simoviq si dhe me kryebashkiakun e Podgoricës Ivan Vukoviq, lëshuan sot në funksion ujësjellësin e sapondërtuar në Kojë, me vlerë prej 140 mijë euro.

Zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë në zonat malore është vetëm vazhdimësi e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim të lehtësimit të jetës së banorëve në këto hapësira, është konstatuar gjatë këtij aktiviteti.

Kryetari i komunës së Tuzit,Nik Gjeloshaj, duke u shprehur i kënaqur me realizimin e këtij projekti, paralajmëroi se aktivitete të ngjashme në përmirësimin e infrastrukturës në trevat tona do të vazhdohën edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, nënkryetari i Qeverisë , Simoviq, pohoi se Qeveria e Malit të Zi do të vazhdojë të përkrah realizinin e projekteve të këtilla në këto treva dhe njëkohësisht, po ashtu premtoi se do të angazhet për përfudimin rrugës për në Kojë.

Kryebashkiaku Vukoviq tha se duhet ta dëshmojmë që linja administrative në mes Komunës së Tuzit dhe asaj të Podgoricës nuk është kufir i ndarjes por i bashkimit.
“Fakti që aktualisht na ndan vija administrative nuk do të thotë asgjë, sepse shumë gjëra na bashkojnë dhe mendoj se pikërisht ujësjellësi i sapondërtuar simbolizon miqësinë tonë dhe të shoqërisë sonë në përgjithësi” u shpreh Vukoviq.

#komunatuz