Ylber Hysa, ambasador i Kosovës në Mal të Zi

Ylber Hysa, ka filluar punën si ambasador i Kosovës në Mal të Zi.

Hysa, në këtë pozitë zëvendëson ambasadorin, Skënder Durmishi.

Karriera diplomatike e Hysës ka nisur në vitin 2012, kur ishte emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Në periudhën 2004-2007 ka qenë deputet i partisë ORA në Kuvendin e Kosovës, pastaj pjesëtar i Grupit Negociator Kosovar gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë, si dhe koordinator i Qeverisë për Veriun, ndërsa gjatë viteve të 1990-ta ka kontribuar në shoqërinë civile dhe në media.

Është autor i librit me ese historiografike “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”.

Malesia.Org