Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në llogarinë Facebook, deklaroi se çdo fëmijë që lind në komunë të Tuzit, do të shpërblehet me 200 euro.
Lexoni postimi e plotë të Gjeloshaj:
Mbështetja për qytetarët tonë, në të gjitha lëmitë, është dhe do të mbetet objektivi kryesor i vetëqeverisjes lokale!
Një nga aktivitet tona, që mund ta cilësojmë si risi është mbështetja për fëmijët e posalidur. Andaj çdo lindje e re në komunën tonë do të shpërblehet me vlerë prej 200 euro!
Vlerësojmë që me ketë aktivitet do të përkrahim, sidomos familjet e reja nga treva e Malësisë!