Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri, Veseli, në tubimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2019”

Më 1 gusht 2019, në Vuthaj-Guci, u mbajt Tubimi tashmë tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2019”, në prezencën e një numri të madh të pjesmarrësve nga të gjitha viset shqiptare, ndër ta edhe shumë zyrtarë të lartë nga jeta shoqëroro politike e shqiptarëve nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Pasiqë tubimin e shpalli të hapur organizatori, Tahir Gjonbalaj, të pranishmit i përshëndeten, Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, këshilltari i Presidentit të Shqipërisë Flamur Gashi, Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismail Syla, Ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, nënkryetari i Kuvendit të MZ, deputeti, Genci Nimanbegu, si dhe Udhëheqësi i Këshillit Kombëtar të Sanxhakut, Dr.Sulejman Uglanin.
Nga akterët e jetës politike në Mal të Zi, prezent ishin kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, Kryetari i Alternativës Shqiptare, përndryshe kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, Kryetari i Kuvendit të Tuzit, Fadil Kajoshaj, kryetari i LDSH-Malësi, përndryshe nënkryetar i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, sekretari gjeneral i LDSH-së, Vasel Berishaj, Drejtori gjeneral në Drejtorinë e arsimit të popujve pakicë në MZ, Marash Dukaj, si dhe Kryetari i KKSH-së, Faik Nika.
Po ashtu prezent ishin edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, zyrtari i Lëvizjes për Bashkim, Fadil Fazlia, si dhe ish komandanti i UÇK-së, Bahtjar Hoti.
Po ashtu të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë, në Mal të Zi, Ridi Kurtezi dhe Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, bashkë me zëvendes ambasadorin, Enver Buçaj.
Në fjalen e vet Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli,apeloi që shqiptarët të bëhen bashkë.
Veseli potencoi se organizatori i këtij Tubimit, Tahir Gjonbalaj,  i ka bashkua shqiptarët,  kur ka kën mas vështirit, që nga viti 1981 e deri në vitin 1999.
Veseli, falenderoi gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe gjithë shqiptarët në Malin e Zi, për sakrificën, dëshmorët dhe heronjtë që i kanë dhënë për lirinë dhe shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Kryeparlamentari i Kosovës, po ashtu falenderoi ç’do familje në Malësi e kudo që janë, për ndihmesën që i kanë dhënë vllezërve nga Kosova, gjatë viteve 1998/99, si refugjatë.
Veseli u shpreh se Kosova është veçanërisht mirënjohëse për kontributin e bijëve e bijave të Plavës dhe Gucisë në art, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, ekonomi, politikë e të gjitha fushat e tjera shoqërore.
Bashkombasve të shumtë të këtij tubimi, iu tha se Kosova ka shumë borxhe ndaj kësaj treve, dhe një ndër borxhet më të mëdha që ka është ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë. Prandaj ai premtoi se atë borxh kanë për ta larë shumë shpejt duke përshpejtuar punimet, në mënyrë që ato male që na ndajnë të çahen sa më parë me një tunel, që do të na lidh si asnjëherë më parë.
Veseli në fund theksoi se shteti i Kosovës, për shqiptarët nga Mali i Zi,  është shteti edhe i tyre, por kërkoi në mënyrë të veçantë nga Diaspora, e cila vjen nga këto treva që të kthehen të jetojnë në Plavë-Guci dhe në Mal të Zi dhe të investojnë, pasiqë sipas tij kjo është perla e shqiptarëve dhe se Alpet më të bukura të shqiptarëve janë pikërisht në Plavë-Guci.
Po ashtu, gjatë vizitës në Plavë e Guci, Veseli, dorëzoi koleksion librash për shtëpinë e kulturës së sapondërtuar nē Vuthaj si donacion nga Kuvendi i Kosovës.
“Kjo është një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën tonë. Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë”, deklaroi Veseli.
Vlen të veçohet se edhe Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi, përmes këshilltarit të vet aty prezent, Ismail Syla, dekoroi Shoqatën “Alpet Shqiptare”, me çmimin “Medalja Presidenciale e Meritave”.
Ndërkaq edhe Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, i dha titullin “Misionar i Kombit”, SHKA “Maja e Karanfilit”.
Në kuadër të këtij aktiviteti Shoqata “Alpet Shqiptare” ndau Mirënjohje dhe Dekorata.
Mirënjohje ndau për këshilltarin e Presidentit të Shqipërisë, Flamur Gashin, kurse Dekorata ndau për Kryeparlamentarin e Kosovës,Kadri Veselin, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin si dhe  për veprimtarin Fadil Fazlia.
Pjesa e dytë e programit, ishte e gërshetuar me pika muzikore e valle shqiptare, ku të pranishmit i argëtuan rapsodi Gjon Frroku, këngëtari, Shtjefën Ujkaj, si dhe këngëtarja, Maria Lajçaj, kurse në vazhdim u mbajt Festivali “Kenga dhe vallja shqipe na bashkon”.
Në këtë festival të karakterit garues, pjesëmarrësit u vlerësuan nga juria në përbërje: Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit shqiptar, Dilaver Kryeziu, magjistër i koreografisë dhe aktivistja e SH.K.A “Maja e Karajfilit”, Mirjeta Gjonbalaj.
Në festival morën pjesë: SHKA “Maja e Karanfilit”, si grup përshëndetës, SHKA “Drita e Dervenit”,
 nga Shkupi, SHKA “Koha”, nga Dinosha, “Grupi polifonik”-Himarë, si dhe SHKA “Jehona e Këlmendit”.
Vendin e parë e fitoi Shoqëria Kulturore Artistike “Koha”, nga Dinosha.
Vendi për veshjen autentike më të mirë, i takoi “Grupit Polifonik”, nga Himara, kurse çmimi special i festivalit “Alpet Shqiptare”, i takoi Ansamblit “Drita e Dervenit”, nga Shkupi.
Çmimi i rapsodit më të mirë të festivalit i takoi Luigj Gjergjaj, kurse valltari më i mirë i Festivalit, ishte Jusuf Neziri nga Shkupi.
Ky është viti i 22 që mbahet Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”, si manifestimi i vetëm i këtij lloji i cili ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në Plavë-Guci.
Albert Camaj
https://www.youtube.com/watch?v=FTcGL_mlrzg