Klubi i futbollit Deçiqi sot në faqen e tyre të facebook-ut ka postuar një fotografi të autobusit të klubit, ku sipas informatave që posedojmë, është hera e parë ku emri i klubit, zyrtarisht, është shkruar edhe në gjuhën shqipe.
Ky është një veprim i pritshëm dhe duhet përshëndetur.
Megjithatë, duke respektuar dygjuhësinë, emri i klubit në shqip do duhej të shkruhet edhe në emblemën e klubit, e pse jo dhe të bëhët një modifikim i emblemës. /MALESIA.ORG/