Aktivizohen kamerat që xhirojnë live pikat kufitare në Mal të Zi

Nga sot në pikat kufitare në Mal të Zi, janë aktivizuar kamerat nëpërmjet të cilave i mundësohet shoferëve të cilët kanë qasje në internet të shikojnë situatën e vendkalimeve kufitare në kohën reale.

Deri sa tani jemi në sezonin e verës dhe fluksi i mërgimtarëve rritet, qytetarët mund t’i shohin familjarët e tyre teksa sa kalojnë nëpër pikat kufitare.

Të gjithë ata që udhëtojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Debeli Brijeg, Draçenovac, Dobrakovo,Vraqenoviq si dhe Hani i Hotit, Sukobinë, përmes kamerave online mund ta përcjellin nëse ka kolona në kufirin përkatës dhe me këtë rast do të kenë mundësi që të planifikojnë udhëtimin më mirë.

Për të parë kamerat online në këto vendkalime mund të klikoni këtu: http://kamere.mup.gov.me/

Malesia.Org