Vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrugës Dinoshë-Cemi i Trieshit-Grabom

Kanë filluar punimet në rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugës e cila do të lidhë Podgoricën me Plavë-Gucinë, për gjatë luginës së lumit Cem.

Dihet se me donacionin e Bashkimit Evropian, 30 kilometra larg nga Podgorica, tashmë është ndërtuar edhe pika e re e përbashkët e kalimit kufitar, midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, e cila ende është duke pritur kalimtarët e parë.

Vlen të ceket se Qeveria e Shqipërisë, tash katër vite e ka përfunduar rrugën deri në kufi me Malin e Zi, në Cem të Trieshit.

Kjo rrugë është shumë domethënëse për banorët e Plavës dhe Gucisë e sidomos për bashkimin e shqiptarëve të asaj krahinë me Tuzin dhe trevat tjera shqiptare.

Që kater vite egziston një rrugë më e shkurtër, nëpërmjet Hanit të Hotit, dhe përmes Shqipërisë, rreth 88 kilolemetra, por kjo do të jetë rruga më e shkurtër, nëpërmes luginës së Cemit, përgjatë Shqipërisë, me vetëm 60 kilometra.

Siç mësojmë, afati për përfundimin e punimeve për ndërtimin e kësaj rrugë është 1 vit.

Malesia.Org