Kuvendi i Tuzit, me shumicë të votave nga radhet e pozitëz dhe opozitës, miratoi vendimin për ngritjen e monumentit përkujtimor kushtuar heroit tonë mbarëkombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Monumenti përkujtimor kushtuar heroit legjendar dhe strategut Gjegj Kastrioti- Skënderbeu vendoset në bazamentin e shkollës me të njëjtin emër „Gjergj Kastrioti- Skënderbeu“ në Triesh.
Monumentin përkujtimor e ngrit IP Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.
Mjetet për ngritjen e monumentit përkujtimor do ti sigurojë fondacioni “Trieshi” nga New York–u Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për mirëmbajtjen e monumentit përkujtimor është përgjegjës IP Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Malesia.Org