Enis Gjokaj: Malësia po merr pamjen që meriton

Kryetari i Klubit të Këshilltarëve të UDSH-së, përbërse e koalicionit qeverisës “Malësia na Bashkon”, në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Enis Gjokaj, permes rrjetit social në facebook, deklaroi se falë mbështetjes së udhëheqësisë së Komunës së Tuzit dhe angazhimit të këshilltarëve po vazhdojnë aktivitet në rregullimin e shtratit të lumit Urrelë tek Ubla e Mileshit.
Sipas Gjokaj, Malësia po merr pamjen që meriton.
Komuna e Tuzit, kohë më parë bëri punime te Ubla e Mileshit e cila historikisht njihet si vend ku mblidheshin burra dhe gra, në logje të ndryshme.
Malesia.Org