Forumi Shqiptar Bogdanoviqit: Flamuri Shqiptar, është amanet i Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut

Forumi Shqiptar, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e ngrehjes së padisë kundër organizatorëve të Logut të Zojës së Grudës në Tërgajë.

“Për shqiptarët, padia juaj nuk do të thotë asgjë, por ju vetem e keni njollos vehten”, thuhet në kumtesën e Forumit Shqiptar, drejtuar Ministrit të Kulturës së MZ, Aleksandar Bogdanoviq.

Nga Forumi Shqiptar, kumtuan se nuk do të lejojnë dënimin e qytetarëve të Malësisë, as krahasimin e tubimit kulturor pranë Lumit Cem, në të cilin vetem u këndua, me  tubimet që bëjnë thirrje për urrejtje, me mesazhe shoviniste, jo vetëm drejt Malit të Zi, por edhe vendeve të tjera fqinje , thuhet në komunikatë  nga kjo aleancë politike.
Duke iu drejtuar Ministrit të Kulturës , në reagim të  Forumi Shqiptar, thuhet se është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në Qeveri “në krye të së cilës qendron një ministër që ka këtë qëndrim ndaj veprimtarive kulturore shqiptare në të cilat në mënyrë të pashmangshme është valvitur dhe do të valvitet flamuri shqiptarë”.
Në reagimin e Forumit Shqiptar, drejtuar Bogdanoviqit, thuhet se si Minister i Kukturës edhe i shqiptarëve në Mal të Zi, duhet ta dinë se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu.
Malesia.Org