Nimanbegu: “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme ndaj paralajmërimit të padisë”, Shqiptarët në Mal të Zi janë autokton

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe propozuesi i ndryshimit të ligjit për simbolet shtetërore, njëheri edhe deputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, (Forca-UDSH-ASH), Genci Nimnbegu, deklaroi se është i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga informacioni se Ministria e Kulturës së Malit të Zi, do të ngrejë padi kundër organizatorëve të tubimi të Logut të Zojës së Grudës në Tërgajë,  për shkak të valvitjes së flamurit shqiptar.

Nimanbegu, me këtë rast theksoi se shqiptarët janë autokton në territorin e Malit të Zi dhe se sipas Kushtetutës së Malit të Zi,  ata kanë të drejtë të shfaqin simbolet e tyre kombëtare.

“Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme, Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptarë autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër për mendimin tim është vetëm inicim i grindjeve me popullin tonë “, deklaroi Nimanbegu.

Nimanbegu theksoi se mbi padinë e paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive shqiptare dhe do të shohin mënyrën adekuate për reagim.

Malesia.Oeg