Klubi i futbollit “Malësia”, ornganizoi ndeshje miqësore në mes Malësisë dhe Diasporës

Më 16 gusht 2019, në fushën e futbollit në Vuksanlekaj, në kuadër të pushimeve verore, Klubi i futbollit “Malësia”, në bashkëpunim me diasporën shqiptare, për të tretën herë me radhë në Malësi, organizoi ndeshje miqësore në mes ekipit të Malësisë dhe atij të Diasporës.

Organizator të kësaj ndeshje miqësore ishin trajneri i KF “Malësia”, David Camaj si dhe Martin Uli, Mark Gojçaj dhe Koçi Camaj, nga Diaspora.

Ndeshjen e përcollën një numer i konsiderueshem qytetarësh nga vendi dhe diaspora.

Rezultati gjatë ndeshjes miqësore midis ekipes nga Malësia dhe Diaspora, ishte 12 me 5.

Siç shprehet për portalin Malesia.Org, trajneri i KF “Malësia”, David Camaj, fitues në këtë ndeshje ishin të gjithë, pasiqë në këtë ndeshje u bashkuan nga krejt Maësia, gjegjësisht nga Dinosha, Mileshi, Nerhelmi, Kodra e Budanit , Dushiqi, Hoti, Koja, Vranja, Gruda, Vuksanlekajt.

Siç shprehet Camaj, ky ishte edhe qellimi i kësaj ndeshje që Malësia të bashkohet, takohet por edhe të forcohet dita ditës.

Malesia.Org