Dukoviq: Flamuri malazez do të duhej të ishte në Logun e Tërgajës

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve në Kuvendin e Malit të Zi dhe këshilltari i DPS-së, në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Halil Dukoviq, deklaroi për gazetën “Dan” se nuk nuk pajtohet me deklaratën e Forumit Shqiptar lidhur me rishikimin e pjesmarrjes së subjekteve shqiptare në Qeverinë e Malit të Zi,  ku bën pjesë Ministri i Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, pasiqë sipas tij pjesmarrja e kushtëzuar nuk sjell dobi ndaj qytetarëve.
Dukoviq, shtoi se pajtohet me Forumin Shqiptar vetëm në pjesën e moskrahasimit të ngjarjeve në Logun e Tërgajës me atë në Herceg Novi, pasi në Tërgajë nuk ka pasur as thirrje kundër Malit të Zi e as kundër popujve të tjerë por ka qenë një festim i kulturuar, por si gabim të vetëm e cilëson edhe mungesën e flamurit malazez, ka thënë ndër të tjera Dukoviq.
Malesia.Org