Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, njëheri edhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmed Zenka deklaroi se nuk sheh asgjë të diskutueshme që në maifestimin në Tërgajë, është shfaqur flamuri shqiptar, pa flamurin shtetëror të Malit të Zi.
Zenka theksoi se flamuri shqiptar është shfaqur në manifestimin kombëtar të organizuar nga diaspora shqiptare.
“Nuk e di pse po ngritet kaq shumë panikë. Ky është, në fund të fundit, flamuri i një pakice kombëtare në Mal të Zi”, deklaroi Zenka për portalin Antena M.
Zenka theksoi se shqiptarët janë deklaruar për shtetin e Malit të Zi, prandaj nuk është në dijeni se çfarë duhet të bëjnë tjetër.
Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, deputeti Genci Nimanbegu, deklaroi për Antena M, se ka pasur konsultime të shkurta me Ministrin Zenka dhe Ministrin e Kulturës së Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq.
Siç kumtohet, ditëve të ardhshme, përfaqësuesit e partive shqiptare do të takohen dhe do të shqyrtojnë se si ta tejkalojnë dualitetin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe Ligjit për rendin dhe qetësinë publike.
Nimanbegu theksoi se nuk është në rregull, të dēnohen qytetarët, për shfaqjen e simboleve të përkatësisë etnike kombëtare dhe paralajmëroi se pas takikimeve me partitë shqiptare, do të bisedojë edhe me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi.
Ndërsa, Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, për Radio Evropa e Lirë, deklaroi se flamuri malazez në aktivitete të tilla kurr nuk do të valvitet, sidomos jo për derisa Mali i Zi të ketë trajtes të këtillë ndaj aktiviteteve tona kulturore dhe ndaj flamurit tonë i cili është i garantuam edhe me Kushtetutë.
Camaj ka thënë se nuk mundet Mali i Zi ti ketë aty shqiptarët kur u duhen e kur nuk u duhen të ua kthejnë në këtë mënyrë.
Camaj, po ashtu vuri në dukje se duhet të rishqyrtohet pjesëmarrja në Qeveri, jo vetem si marketing, siç mundohet dikush ta paraqes, por për atë se definitivisht nuk beson se shqiptarët kanë çka të lypin në atë Qeveri, ku qendron ministri Bogdanoviq i cili ka këso lloj qëndrimesh ndaj aktivitete kulturore të shqiptarëve dhe ndaj flamurit shqiptar.
Malesia.org