Komuna e Tuzit feston 1 Shtatorin-Ditën e Komunës

Të nderuar qytetarë,

Për herë të parë si komunë e plotë, Tuzi feston 1 Shtatorin, datë kjo e përcaktuar nga pushteti i ri i Komunës, e që lidhet me ngjarjen kur Malësia fitoi statusin e Komunës me ingerenca të plota.

Për ne si vetëqeverisje lokale, besoj edhe për të gjithë qytetarët kjo ngjarje është e veçantë, andaj jemi munduar që edhe festa të jetë e denjë dhe e larmishme! Gjatë gjithë ditës do të kemi aktivitete të ndryshme, siç është përurimi i disa projekteve që janë në përfundim e sipër, etj.

Akademia solemne mbahet në QKI “Malësia” në ora 12:00 , kurse ngjarja kryesore, për herë të parë në Malësi, koncerti i ELITA 5 në qendër të Tuzit, ora 20:30!

Mirë se vini dhe Urime Dita e Komunës!

Nik Gjeloshaj
Kryetar i komunës