Komuna e Ulqinit shet tokën më të bukur për të dalur nga kriza

Komuna e Ulqinit po kalon një ndër krizat më të mëdha financiare të saja. E gjitha kjo vjen pas bllokimit të xhirollogarisë pas humbjes së rastit të njohur si K1 dhe borxhit për këtë rast ndaj kompanisë Rekreaturs. Ky borxh kalon shifrën prej 6 milion euro, përafësisht sa është buxheti i Komunës së Ulqinit për një vit.

Ky rast u aktivizua dhe mori epilog me ardhjen e kuadrit të  DPS-it në krye të komunës.

I pari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq nga radhët e DPS-it në një intervistë për tvteuta tregon edhe për mundësitë e daljes nga kjo krizë. Sipas asaj që deklaron i pari i komunës, shtija e tokave më të bukura të Ulqinit shihet si zgjidhje të këtij problemi.
”Tokat që janë afër detit, për shembull e kemi  Mavrijanin me sipërfaqe prej 420 mijë metra katror”, deklaron Nrekiqi duke shtuar se për këtë ka edhe sisa investitorë që janë të njopftuar për këtë projekt, transmeton Ulqini Online.

Ideja e shitjes së pjesëve më të bukura të paasurisë së qytetit po shihet me skepticizëm të madh tek qytetarët pasi toka e shitur një herë nuk kthehet më pas kurrë.

Ulqini-online.com