Ministria e Shëndetësisë së MZ, është duke përgatitur Ndryshimin në ligj, me të cilin parashikohet që Komuna e Tuzit të fitojë Njesinë për dhënien e ndihmës së shpejtë.
Përpos Komunës së Tuzit, Njësitë e emergjencës, parashikohet ti fitojnë edhe komuna e Gucisë dhe ajo e Petnicës.
Nga Ministria e Shëndetësisë së MZ, theksojnë se fondet për zbatimin e ligjit të ri do të ndahen në buxhetin e vitit 2020, kurse njësive për dhënien e ndihmës së shpejtë në tre komunat më të reja në Mal të Zi, u nevojiten para çdo vit për pajisje, automjete, paga për numrin e kërkuar të mjekëve, teknikëve mjekësorë, shoferëve…
Projekt-ligji është i hapur për debat publik deri më 3 shtator 2019.
Malesia.Org