Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq uroi Ditën e Komunës së Tuzit

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq uroi të gjithë qytetarëve dhe udhëheqësisë ditën e Komunës së Tuzit. Ai theksoi se Qeveria do të mbështesë zhvillimin e Tuzit në mënyrë që të jetë një komunë me prosperitet dhe e qëndrueshme.
Të pranishëm në këtë takim ishim, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, kryetari i kuvendit Fadil Kajoshaj, nënkryetari i komunës Ivan Ivanaj dhe drejtoresha në Drejtorinë për ndërtime, pronë dhe përfaqësim Elvisa Rexhematoviq.
Ndër të tjera, u diskutua mbi potencialet dhe projektet në komunën më të re në Mal të Zi. Bashkërisht u konstatua rëndësia në vazhdimin e zhvillimit të infrastrukturës, si dhe rëndësia e hartimit të planeve urbanistike të cilat janë kusht për vazhdim të procesit të legalizimit por edhe bazë për realizimin e investimeve të shumta në territorin e Komunës së Tuzit.
Në fund të takimit, u tha se Qeveria pret që edhe në Tuz dhe në çdo vend tjetër të rrespektohen simbolet shtetërore, sepse në këtë mënyrë ruhet harmonia, reputacionin dhe dinjiteti i Malit të Zi dhe i gjithë qytetarëve të saj.
Ndërsa Gjeloshaj konstatoi se shqiptarët rrespektojnë simbolet kombëtare shtetërore dhe në mënyrë institucionale ato rrespektohen në Komunë të Tuzit, thuhet në komunikatë nga Komuna e Tuzit.