Gjokë Gojçaj, ideator i projektit për vendosjen e shtatores së heroit Dedë Gjo Lulit në Bardhaj të Hotit, permes një postimit në rrjetin social facebook flet për organizimin e këtij manifestimit.
Lexoni postimin e Gojçaj:
Ne kete manifestim kishte te pranishem nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia Veriore, nga diaspora dhe nga trevat shqiptare në Mal të Zi, natyrisht.
Ishte aty, pak a shume, një Shqipëri etnike ne miniaturë. Ishin aty Lulëzim Jashari- i biri i Adem Jasharit, i nipi i Hasan Prishtinës- Mehmet Prishtina, Azgan Haklaj, Akademik Anton Berishaj, deputeti Gjovalin Bzheta, Prof. Dr. Martin Berishaj, kryetari i Komunes se Tuzit, Nikë Gjeloshaj, shkrimtari Ilmi Kurti, gazetarja nga Tetova Gjylfije Halili, dhe shume te tjere patriotë nga gjithandej rajonit.
Ishte edhe çifti i kengetareve Tolaj-Mehmeti, pa te cilët nuk mundem ta imagjinoj madhështinë e ketij evenimenti.
Mund te kishin qene prezent edhe ma shumë pjesëmarrës, sidomos nga vendasit që gravitojnë ne Komunën e Tuzit dhe në ate të Malësisë së Madhe, me qender Koplikun.
Megjithate, te gjithe te pranishmit meritojne respektin dhe nderimin më te madh.
Sa per informimin tuaj, Organizatori i kishte njoftuar individualisht te dy komunat shqiptare ne Koplik dhe Tuz. E kishte njoftuar edhe KNSH, Shoqatat Kulturo-Artistike te Treves se Tuzit dhe ata persona me larg, nga Kosova, dy ambasadat shqiptare ne Podgorice, ate te Shqiperise dhe ate te Kosoves.
Na vjen shume keq qe perfaqesuesit e ketyre te fundit, nuk moren pjese ne kete manifestim.
Na vjen poashtu keq edhe qe edhe perfaqesuesit e Shoqerise “Koha”, “Besa”, “Liria” nuk morën pjesë në rolet që organizatori ua kishte rezervuar.
Nuk moren pjese as drejtorët e shumices se shkollave te treves se Tuzit dhe as prijesit fetarë. Nuk moren pjese as ata rapsodë qe u takonte te ishin ate dite aty.
Megjithate, per historine nuk do te jete e rendesidhme kush mori pjese dhe as kush ishte organizatori.
Per historine ka rendesi qe Dede Gjon Luli kethehet ne vendlindjen e vet, ne vendin e duhur dhe dinjitoz, më i pavdekshem se kurrë.
Vetem nje sqarim rreth njoftimit te publikut.
Organizatori pervec njoftimit publik qe ka pushtuar internetin per nje gjysme viti si dhe mediet me te vizituara te ketyre trevave, te shkruara e vizive…., ka njoftuar individualisht edhe ata faktore qe permenda me siper.
Nje rol te vecante ka luajtur TV Boin dhe portali Malesia.Org.
Poashtu edhe Televizioni i Koplikut ishte njoftuar per te shpernda informaten tek shikuesit e vet.
Nese ndokush ka pritur ftesa zyrtare, ia bejme te qarte se as kete grup punues nuk e kishte ftuar askush te merret me kete pune vullnetare. Ata qe ndjehen te rendesishem ne kete shoqeri, jane ata qe vete shoqeria i ka ngritur per te qene te rendesishem aty ku duhet dhe te paret siç eshte evenimenti i zbulimit te shtatores se Dede Gjon Lulit.
Tekefundit, Keshili Punues (organizatori) , ishte grup spontan i punes pa kapacitet institucional, qe t’i dergonte ftesë ndokujtë.
Nuk ka me mire sesa ftese publike ne nje shoqeri normale.
Sa i takon verejtjes qe akademiku Anton Berishaj e vuri ne pah, me duhet te them se Ai kishte shume te drejtë.
Dedë Gjon Luli eshte hero qe bashkon te gjithe ata qe ne gjenin e tyre nuk puthin prangat e armikut…., sepse dinjiteti njerezor ka lindur para perendorive dhe perandoreve.
Por, ky popull ka nevojë per njerez te medhenj, sikur shoferit qe i duhet GPS per te mberri ne nje destinacion te panjohur.
Faleminderit!