Në Logun e Vitojës, mijëra njerëz festojnë festën e Shën Gjonit

Të dashur bashkvendas,
Në emër të SHKA “Rapsha” duke ju uruar festën e Shën Gjonit ju falenderojmë që me mijëra jush, ashtu si dekada e shekuj më parë, u bashkuat në Vitojën e Hotit, për të kremtuar sëbashku Logun e Sh’Njonit të Hotit.
Falenderojmë artistët Gëzim Nika, Anjeza Ndoj-Gjonaj, Maria Lajçaj dhe Elvira Fjerza që me zërin e tyre na argëtuan dhe logun e bënë edhe më madhështor!
Falenderojmë vëllezërit e motrat tona nga diaspora në përkrahje por edhe që sivjet, si çdo vjet, i dhanë gjallërim vendlindjes së tyre; Malësisë!
Rrugoshi mir dhe gjithmonë fat e lumturi në familjet tuaja!
SHKA “Rapsha” ashtu siç ka kjënë në të kaluarën gjithmonë do të jetë simbol i unitetit dhe çdoherë do të jetë pranë jush!

Shfrytëzojmë rastin që t’ju ftojmë që të gjithë sëbashku të festojmë ditën e komunës tonë, me 1 shtator në qendër të Tuzit, me Elita 5!

Mirëmbetshi!
Lucë Junçaj.